Thirri shokët për të rrahur Tor Ruçin por u përballën me Rexhep Ismailin, vetëdorëzohet Kostandin Vogli! 31 vjeçari u fsheh gjithë natën me plumb në trup, ja shkaku i konfliktit në Gjashtë

8 Maj 2026, 16:59 / AKTUALITET ALFA PRESS

Thirri shokët për të rrahur Tor Ruçin por u

Kostandin Vogli, personi që ka mbetur i plagosur mbrëmjen e djeshme në konfliktin me armë që ndodhi në fshatin Gjashtë të Sarandës, është vetëdorëzuar mesditën e sotme në ambiente e Komisariatit të qytetit.

Ai ka qenë i plagosur dhe jo në gjendje të mirë shëndetësore, pasi prej orës 22:00 të natës së kaluar, ka marrë një plumb në trup, paraprakisht bëhet me dije në këmbë, dhe gjithë natën ka marrë mjekim në kushte ambulatore.

Kostandin Vogli ka marrë ndihmën e parë në Spitalin e Sarandës dhe aje është marrë në pyetje paraprakisht nga prokurorja e çështjes, e cila ka urdhëruar shërbimet e Policisë të sigurojnë sallën ku ndodhet 31 vjeçari, derisa të dërgohet për në Spitalin Rajonal të Vlorës.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se Kostandin Vogli ka pasur konflikt me shtetasin Viktor Ruçi, një person i skeduar nga Policia e Shtetit dhe i dalë nga burgu vetëm një muaj më parë, dhe kur ka mësuar se ai ndodhej në karburantin e Rexhep Ismailit ka thirrur shokët.

31 vjeçari dhe disa të rinj të tjerë kanë hyrë në lokalin që ndodhet në të njëjtën godinë me karburantin "Vëllezërit Ismaili" dhe ka kërkuar të marrë me forcë nga këto ambiente shtetasin Viktor Ruçi, njohur dhe si Tor Ruçi.

Mirëpo, ky shtetas ka qenë në tavolinë me biznesmenin dhe pronarin e ambienteve Rexhep Ismaili dhe ky i fundit u ka thënë të rinjve se Tor Ruçi ishte "në shtëpinë e tij", në besën e tij, dhe ndaj askush nuk mund ta prekte me dorë.

Në këtë moment, situata është tensionuar me grupin e Kostandin Voglit që ka dashur në çdo mënyrë të merrte me vete Tor Ruçin, sepse këta dy persona kanë një konflikt të vjetër pronësie për një lokal në zonën e Lukovës.

Palët janë rrahur me grushte e sende të forta, tavolina e karrige, derisa siç raportohet nga burime jozyrtare, biznesmeni Rexhep Ismaili ka marrë automatikun nga banaku i lokalit dhe ka nisur të qëllojë në drejtim të Kostandin Voglit dhe shokëve të tij.

Në kushtet kur u rrezikohej jeta dhe për vetëmbrojtje, njëri prej tyre (dyshohet Lulëzim Tabaku) është kundërpërgjigjur me pistoletë dhe fatkeqësisht plumbi ka kapur në kokë Rexhep Ismailin, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Menjëherë më pas ata janë larguar nga ambientet e lokalit dhe karburantit "Vëllezërit Ismaili", në kryqëzimin e Gjashtës, në drejtime ende të paditura sepse asnjë prej tyre nuk është arrestuar, përveç Konstandin Voglit që u vetëdorëzua i plagosur.

Raportohet se edhe automjeti Audi RSQ8 që ka mbetur në rrugë është i të rinjve dhe jo i Rexhep Ismailit, por kjo nuk është konfirmuar ende nga grupi hetimor.

Po ndodh...

Nga Bato Kosova 16:37 EDITORIAL

Sali Llapa

Nga Bato Kosova

ide