Xhamia e Namazgjasë/ “Sponsorizohesh nga gulenistët…”, debati në Open mes Arapit dhe Bicit të KMSH

10 Tetor 2024, 23:03 / AKTUALITET ALFA PRESS

Xhamia e Namazgjasë/ “Sponsorizohesh nga

Në emisionin Open në Neës24 është diskutuar lidhur me vënien në funksion të xhamisë së Namazgjasë, më e madhja në Ballkan, e cila u inaugurua sot në praninë e Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan dhe Kryeministrit Edi Rama.]

Xhamia do të drejtohet nga një Fondacion, i cili do të ketë përfaqësuesit e KMSH dhe investitorit, në rastin konkret shtetin turk. Myftiu i Tiranës, Gazment Teqja është imami i xhamisë së Namazgjasë dhe njëherazi do të jetë edhe kryetar i Fondacionit dhe Bordit që do të administrojë këtë xhami.

Publicisti Florian Arapi e pyeti nënkryetarin e KMSH, Taulant Bica, lidhur me takimin që kanë pasur me ambasadat, duke i kujtuar një takim me Presidentin izraelit.

“Ti paske në agjendë tjetër gjë, dhe ti siç duket sponsorizohesh për të bërë këtë”, tha Bica, ndërsa Arapi në replikë u shpreh “unë sponsorizohem nga xhepi im, por ti sponsorizohesh nga organizata Gulen po ke frikë ta thuash. Thuaje që je gulenist”.

 

Po ndodh...

ide