Sonte prova e fundit për konstituimin e Kuvendit të Kosovës! Reagon ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka reaguar në lidhje me konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Teksa u pyet nëse do të ketë një konstituim gjatë seancës që mblidhet në orët e vona të kësaj të shtune, ai tha “Po”.
-Zoti ministër, a prisni konstituim sonte?
Deputetët e zgjedhur më 9 shkurt kanë dështuar edhe një herë të konstituojnë Kuvendin e Kosovës, këtë të shtunë.
Skenari i njëjtë u përsërit për të 53-tën herë, ku Lëvizja Vetëvendosje insistoi në votimin e fshehtë e kjo nuk u përkrah nga partitë që deri tani ishin në opozitë.
Seanca konstituive u ndërpre e për të shfrytëzuar maksimalisht pak orët e mbetura në afatin 30 ditor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, deputetë do të mblidhen mbrëmjen e sotme edhe një herë.
Pritej që para skadimit të afatit 30 ditor, Lëvizja Vetëvendosje e NISMA Socialdemokrate të lidhnin marrëveshje politike për të zgjidhur ngërçin, porse duket se një gjë e tillë nuk ndodhi as në seancën e parë të së shtunës.
Deputetët e zgjedhur nuk do të mund të mblidhen në seancë konstituive pas 26 korrikut, pasi Gjykata Kushtetuese ka vendosë masë të përkohshme ku e pezullon çdo veprim a vendim në drejtim të konstituimit të Kuvendit.
Masa do zgjasë nga 27 korriku deri më 8 gusht, kur pritet që Kushtetuesja të dalë me vendim përfundimtar që i jep zgjidhje bllokadës së krijuar nga 15 prilli.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


