Policia e Kosovës aksion në Zubin Potok, zbulon laboratorin që prodhon kriptovaluta

1 Gusht 2025, 10:15 / KOSOVA ALFA PRESS

Policia e Kosovës aksion në Zubin Potok, zbulon laboratorin që

Gjatë një operacioni policor të zhvilluar në fshatin Qabër në Zubin Potok, policia e Kosovës kanë hasur në pajisje që shfrytëzohen për nxjerrjen e monedhave digjitale.

“Në një objekt ndihmës pranë një shtëpie, janë zbuluar dhe konfiskuar 13 njësi kompjuterike (të njohura si ‘riga’) si dhe pajisje të tjera të nevojshme për prodhimin e kriptovalutave.

Për këtë veprim është informuar Dogana e Kosovës, e cila do të ndërmarrë veprimet e mëtejshme ligjore në përputhje me kompetencat e saj”, thuhet në deklaratë.

Po ndodh...