Kosovë/ Fundi i afatit të dhënë nga Kushtetuesja, Ambasadorët kërkojnë Kuvend e Qeveri të re

Kuvendi i Kosovës dështoi të konstituohet edhe në përpjekjen e 52-të, një ditë para skadimit të afatit të vënë nga Gjykata Kushtetuese për finalizimin e procesit.
Diplomatët perëndimorë shprehën shqetësim për krizën institucionale, teksa qytetarët gjithnjë e më shumë po humbin besimin për një marrëveshje midis partive.
Ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot, iu ka bërë thirrje deputetëve të Kosovës që të shfrytëzojnë orët e pakta që kanë mbetur para se të përfundojë afati prej 30 ditësh i dhënë nga Gjykata Kushtetuese në qëllim të konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
Guerot ishte pjesë e grupit të ambasadorëve që sot shkuan në Kuvend për të marrë pjesë seancën konstituive duke shpresuar se deputetët kosovarë do të shfrytëzonin një nga shanset e fundit për të zbatuar obligimin e tyre kushtetues.
“Së bashku me ambasadorë të tjerë, mora pjesë në seancën e sotme të Parlamentit. Bllokimi aktual po dëmton Kosovën. I inkurajoj të gjithë politikanët që t’i shfrytëzojnë plotësisht orët e pakta të mbetura para se të përfundojë afati i Gjykatës Kushtetuese nesër”.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




