Humbi vajzën nga një sëmundje e rëndë, mesazhi i akademikut Rexhep Qosja: Ditë të rënda për ne! Mos i provoftë askush

3 Gusht 2025, 14:46 / KOSOVA ALFA PRESS
Humbi vajzën nga një sëmundje e rëndë, mesazhi i

Akademiku dhe shkrimtari i njohur shqiptar, Rexhep Qosja, ka dalë për herë të parë me një reagim publik pas humbjes së vajzës së tij, Edita Qosja-Rexhepi, e cila ndërroi jetë pak ditë më parë.

Në një mesazh të ndjerë dhe të mbushur me dhimbje, Qosja falënderon të gjithë ata që kanë qenë pranë familjes së tij në këto ditë të vështira, duke shprehur mirënjohjen për ngushëllimet e shumta dhe mbështetjen e sinqertë që ka marrë.

“Humbja e vajzës sime të shtrenjtë më ka bërë të kuptoj thellësinë e dashurisë prindërore dhe pafundësinë e dhimbjes që sjell largimi i parakohshëm i një fëmije për prindërit,” shkruan akademiku.

Ai lutet që askush të mos përballet me një dhimbje kaq të madhe dhe ndan refleksionet e tij mbi natyrën njerëzore, fisnike dhe të domosdoshme të solidaritetit në këto momente të vështira.

Po ndodh...