Dështon për herë të 51-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

23 Korrik 2025, 11:35 / KOSOVA ALFA PRESS
Dështon për herë të 51-të konstituimi i Kuvendit

Ka dështuar për të 51-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës derisa nga afati 30-ditor, i dhënë nga Gjykata Kushtetuese kanë mbetur vetëm tri ditë.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, vazhdoi me skenarin e njëjtë duke e hedhur në votim Komisionin për votim të fshehtë, i cili tash e një kohë s’po gjen mbështetjen e partive të tjera përveç partisë së tij, Vetëvendosje, e cila po e dëshiron këtë formë votimi pasi në votim të hapur dështoi që ta bënte Albulena Haxhiun kryeparlamentare.

Seanca dështoi pavarësisht se Vetëvendosje e Albin Kurtit me 48 depuetë dhe Nisma e Fatmir Limajt me tre deputetë iu kanë hyrë negociatave për të gjetur një marrëveshje që do të mund t’i jepte vendit institucionet e munguara që afër pesë muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve.

Po ndodh...