Arbër Hajdari/ Nga rezidenca e Trump në SHBA, duke shpërndarë ndihma për të përmbyturit në Shkodër

17 Janar 2026, 18:08 / JETË ALFA PRESS

Arbër Hajdari/ Nga rezidenca e Trump në SHBA, duke

Aktivisti i njohur dhe opinionisti i BBV Albania, Arbër Hajdari, brenda javës ka bërë një fluturim të rëndësishëm.

Ditën e martë ai mungoi në studion e BBBV, por u lidh live nga SHBA dhe ashtu siç konfirmoi moderatori Ledion Liço, Arbër Hajdari ndodhej i ftuar në rezidencën e Trump në Florida, "Mar-a-Lago".

Ndërkohë këtë të shtunë ai është shfaqur me organizatën vullnetare "Fundjava Ndryshe" në Shkodër, duke ndihmuar me ushqime dhe veshmbathje familjet e përbytura.

"Shkodër/ Ditën e djeshme ishim në Obot, pranë dhjetëra familjeve të përmbytura. Aty ndamë jo vetëm paketa ushqimore, batanije, dyshekë dhe veshmbathje, por mbi të gjitha shpresë, solidaritet dhe ngrohtësi njerëzore", shkruan Arbër Hajdari.

Nuk dihet arsyeja e vizitës së aktivistit të njohur në rezidencën e njeriut më të fuqishëm në botë, por ai tashmë është kthyer në Shqipëri duke vazhduar aktivitetin bamirës nëpërmjet "Fundjava Ndryshe" dhe ndoshta tregon në mbrëmjen e të shtunës në BBV, arsyet e udhëtimit "misterioz".

Po ndodh...

ide