Rasti Mc Conigal i zbuloi të gjithë edhe në qeveri edhe në opozitë

26 Janar 2023, 17:11 / IDE NGA FITIM ZEKTHI

Rasti Mc Conigal i zbuloi të gjithë edhe në qeveri edhe në

James Burnham, një filozof mjaft i njohur i shekullit të kaluar dhe një kundërshtar egër i totalitarizmave, është i famshëm edhe për ato që njihen si ligjet e Burnham-it.

Ato janë dhjetë gjithshej dhe dallohen për thjeshtësinë ekstreme me të cilën ato thonë disa të vërteta të mëdha. Ligji i dytë për shembull thotë se “kush thotë A duhet të thotë B“, ligji i katërt thotë se “nuk mund të investosh në të shkuarën“, ligji i pestë thotë “atje ku ka prohibicion, gjendet një kontrabandist alkooli” etj.

Ligji më i spikatur dhe që është përdorur gjerësisht nga sociologët, psikologët dhe politologët duket se është i pari i cili thotë se “gjithkush di gjithçka“.

Sipas vetë Burnham-it kjo do të thotë se ‘sekreti më i madh është se nuk ka asnjë sekret“. Ligji nënkupton se askush nuk mundet të fshehë për një kohë të gjatë asgjë të keqe mbi veprimet e tij, mbi veten apo për natyrën e tij. E gjitha zbulohet shpejt.

Njerëzit e marrin vesh, e kuptojnë të vërtetën. Në terma të politikës thoshte Burnham ligji nënkupton se gjithkush e kupton se çfarë je duke bërë, se pse i bën, dhe cilat janë planet apo strategjitë e tua.

Ky ligj I pamëshirshëm është duke shkatërruar kryeministrin shqiptar Edi Rama I cili është përpjekur pa ndalur të fshehë të vërtetën mbi veten, mbi mënyrën sesi vepron, mbi natyrën e qeverisjes së tij, mbi përdorimin e pushteteit, mbi marrëdhëniet ndërkombëtare, mbi marrëdhëniet me opozitën etj.

Arrestimi në SHBA i një funksionari të FBI-së në SHBA zbuloi gjëra që Rama nuk kishte menduar kurrë se mudn të mësoheshin nga shtypi dhe gjithë shoqëria. Rama ka folur vazhdimisht për marrëdhënie të mira dhe shumë korrekte me vendet perëndimore dhe me SHBA-në.

Rama ka folur gjithmonë si një njeri që nuk e llogarit fare si kundërshtar opozitën e drejtuar nga Basha, Rama ka folur si njeri që dëshironte që e dëshiron sistemin të funksionojë me opozitë të fortë, Rama ka folur kudo në zyra të ndryshme në botë dhe në salla të rëndësishem ndërkombëtare se ai bart një tis elegant demokrati dhe njeriu që nuk korrupton dhe nuk korruptohet, Rama ka folur si një njeri që ka respect të thellë për demokracitë dhe vendet e mëdha mike.

Në të vërtetë arrestimi i funksonarit të FBI-së zbuloi se Rama nuk bën lobingje por korrupton zyrtarë ose përpiqet të korruptojë zyrtarë të vendeve të huaja mike. Lobimi ka të bëjë me gjetjen e kompanive të ligjshme që bëjnë propagandë për vendin tonë apo për qeverinë, për partinë apo për kryetarin e saj, që I japin mundësi të flasë apo të shkruajë në salla apo media të mëdha, që I krijojnë mundësi të marrë pjesë në takime të rëndësishme etj.

Lobimi nuk ka të bëjë me pagimin e parave për zyrtarë shtetërorë në mënyrë që ata të përdorin detyrën për të shërbyer ndaj një qeveriue apo një njereiu. Pras ë pari Rama nuk bën lobim.

Mënyra si ka vepruar Rama është tipike për vende si Rusia, si Kina, si Irani, India, si Koreja e Veriut të cilat përpiqen të korruptojnë zyrtarë të qeverisë amerikane në mënyrë që taa të shërbejnë për këto vende.

E ka bërë këtë gjë me shumë fuqi dikur Bashkimi Sovjetik kur shumë zyrtarë të rëndësihëm amerikanë i shërbenin atij pasi ishin korruptuar. E ka bërë pa dyshim edhe Sadam Hysein, Muamar Gedafi apo regjimet totalitare komuniste të Gjermanisë Lindore, të Bullgarisë, Rumanisë etj.

Arrestimi se Rama mund të sajojë ngjarje nga asgjëja, ti prodhojë ngjarjet dhe më pas të flaës për to sikur ato të ekzistonin në të vërtetë. Rama sajoi, prodhoi ngjarjen sikur Partia demokratike ishte financuar nga rusët dhe më pas u soll sikur ai të kishte lidhje me këtë konstruktim por sikur e mësoi nga shtypi.

Më pas ai ai filloi të dënojë, të shajë, të sulmojë partinë demokratike sit ë fainacuar nga rusët. Pra Rama u zbuklua si njeri që fabrikon ngjarje, që manifakturon sitauat apo të “vërteta” dhe më pas I përdor ato sikur ky të mos dinte asgjë, sikur të jetë një luftëtar I tëmirës ndaj të keqes.

Arrestimi tregoi se Rama e ka shumë frikë opozitën, se Rama nuk e do opozitën, se Rama nuk e pranon një sistem politik në të cilin ka një alternativë, është dikush që mund ta zëvednësojë.

Arrestimi tregoi se Rama kishte ankth politik nga partia demokratike e drejtuar nga Basha. Meqë jemi te Burnham në ligjin e dhjetë kur iu referohet sistemeve të korruptuara, atyre totalitare apo autokratike ai thotë se “zgjidhja është zhdukja e alternativës”. Rama këtë ka bërë, ka kërkuar të zhdukë alternativën, të zhdukë apo asgjësojë Bashën.

Arrestimi i funksionarit të FBI-së tregoi edhe se gënjeshtrat nuk zgjasin gjithnjë, se korrupsioni ngec dhe të ha kokën, se zullumi dhe zullumqari përballen me të vërtetën.Arrestimi trtegoi se një system politik me ndarje dhe kontroll pushtetesh aq të fuqishme sa SHBA nuk mund të blihet apo korruptohet pa u zbuluar, se një sistem politidk dhe shtetëror si ai i SHBA-së nuk mund të veprojë në thelbin e vet duke rënë pre e komploteve apo korruptimeve nga jashtë.

Hetimi ndaj Mc Conigal nisi nga propozimi që Mc Conmigal I bërtëi policisë së Nju Jorkut për të pranuar në nëj internship (seminar, kurs) vajzën e Shestakov një përkthyes rus. Policia e Nju Jorkut njoftoi FBI-në për këtë propozim duke e parë disi me dyshim. FBI e vuri në një mbikqyrje të rreptë 5 vjeçare Mc Conigal. Kjo gjë çoi në zbulimin e kësja që kemi sot përpara. Pra sistemi funskionaoi në mënyrë perfekte.

Ata dyshuan nga gjë kot, fare e vogël dhe u vu në livizje gjithë mekanizmi. Kështu ndosh me gjithçka. Nuk shpëton gjë pa shkuar në vend, pa u zbuluar. Para pak vitesh presidneti Trump zhvilloi një bisedë me presidnetin Zelensky. Këshilltari për sigurinë kombëtare Aleksandër Vindman që e dëgjoi bisedën në kufje ( për shkak detyre) dyshoin se aty kishte diçka. Ai lajmëroi Joseph Maguire drejtorin e DMI-së, Agjensisë kombëtare të Inteligjencës. Maguire dëgjoi bisedën dhe lkajmëroi kongresin dhe kështu nisi procedura kundër Trump.

Pra sistemi nuk të lejon kurrë të fshihesh gjatë apo ta blesh atë. Aktualsisht FBI dhe prokuroria janë duke kërkuar, duke hyrë natën në shtëopitë e presidnetit Trump, presidnetit Biden, ish zv prersidnetit Pence në një hetim për dokumenta sekretë që mbahen kundër ligjit. Kjo e gjitha ka nisur nga “raportime” apo duyshime që vijnë nga brenda vetë FB_së, prokurisë apo kabineteve të presidentëve.

Kështu arrastimi i Mc Conigal tregoi edhe budallallëkun tonë se mund të ketë komplote të mëdha apo vemndime të mëdha që merren nga komplotistët duke mashtruar qeverinë amerikane.

Arrestimi me shumë mundësi zbuloi në nëj farë mënyre edhe nevojën për qëndrime të njëjta, nevojën për një sistem drejtësie të korruptuar në Shqipëri, nevojën për të zhdukur alternativën në Shqipëri, nevojën për të sulmuar ambasadën amerikane, nevojën për të mbajtur në këmbë sistemin politik dhe konfigurimin politik të 30 viteve të faktorëve kryesorë politikë në qeveri dhe në opozitë.

Arrestimi tregoi se në një farë mënyre tre aktorët politikë në qeverfië dhe opozitë lidheshin nga interesi por edhe nga njerëzit me njëri tjetriun dhe ndoshta me gjithë trashëgiminë ramiziste të poloitiëks sonë. Arrestimi ttegoi se tranzicioni dhe sistemi politik kanë qenë nën kontrollin e trashëgimisë ramiziste.

Po ndodh...

ide