I dashur Bushat, vendosa të rrëfehem për Bandën e gazetarëve të SPAK!
I dashur Bushat!
Vendosa të rrëfehem.
Ndaj po tregoj se si funksionon Banda e gazetarëve të SPAK, me një nga krimet që TI nuk e di që ta kemi bërë ne!
NE, Banda e gazetarëve të SPAK, kur prokurorët të kërkuan të paraqiteshe, NE të morëm peng dhe të pyetëm me dhunë atë ditë e në vijim.
Ti ishte thirrur nga SPAK për çështjen e të dhënave personale, dhe ne anulluam menjëherë pushimet dhe jetën luksoze prej banditësh.
Zumë si pikë strategjike deren e SPAK dhe u vendosëm aty. Ca nga një anë, e ca nga ana tjetër. Nja 20 kameramanë gati për të qëlluar, u vendosën përballë.
Qëndruam pa lëvizur, jo në ajërsi papagajtë, por në këmbë, se na thanë ky sport është më i kërkuari.
Madje, madje, nuk u lodhëm asnjë cikë duke të pritur.
Kur dole, ishim këmbëngulës, të rrethuam me mikrofonë dhe nuk të lamë të ikje.
Nga do na ikje, ne jemi shumë të rrezikshëm dhe nuk na shpëtoje dot.
Dhe u dorëzove. Ti fole dhe publiku dëgjoi shkeljet që ishin bërë nga SPAK, për Lapsin dhe lirinë e medias.
Në atë kohë rezulton se banda jonë të dhunoi me pyetje, të keqtrajtoi mbasi ishte gozhduar me orë të tëra në derë të godinës së qelqtë.
Secili kishte një rol në atë krim të Bandës. Njëri hyri live, tjetri shqetësohej mbi standartin që po ndiqte SPAK me sekuestrimin e pajisjeve te punës të gazetarëve.
Secili veproi me shpejtësi precize sikur të ishte snajper, duke njoftuar ndonjë anëtar të bandës që mungonte. E urdhëruam që te paraqitej shpejt në SPAK, se "nuk mund të bënim si palaço" dhe të të linim vetëm.
Kjo bandë e rrezikshme, nga më té rrezikshmet që ka parë Shqipëria, raportoi hap pas hapi dinamikën e veprimeve të prokurorisë dhe gjyqësorit. Në finale edhe Strasburgun në mënyrë aq të organizuar, sa që konkuron edhe Cosa Nostrën.
Më pas banda e la derën e SPAK. U kthye në redaksi dhe u kujdes që për gjëmën e dhunimit të medias, të raportonte përtej orarit zyrtar dhe të ishte prezente edhe në edicionet e tjera!
Sali Berisha pa Lulzim Bashën është i njëjti si në vitet 97-98!
ide
O Sali, o hero, Edi Rama ty të do...
Mosbindje civile e PD, ndaj Sali Berishës
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128