Inter 'under attack', Arsenal wants Pio Esposito, Barcelona targets Bastoni

2026-03-03 13:29:49 / SPORT ALFA PRESS

Inter 'under attack', Arsenal wants Pio Esposito, Barcelona targets

Sezoni i Interit po përjeton ulje-ngritje, por disa prej elementëve të rëndësishëm të tij kanë tërhequr vëmendjen e disa prej klubeve të mëdha evropiane. Për momentin, 2 janë emrat më të lakuar; ai i Francesco Pio Esposito dhe Alessandro Bastonit.

Ai që lakmohet më shumë është pikërisht sulmuesi dhe jo vetëm për moshën e tij të re. Në sezonin e tij të parë me fanelën zikaltër, Pio Esposito i ka bindur të gjithë, edhe ata jashtë kufijve të Italisë në mënyrë të veçantë Arsenalin. Klubi londinez ka mbetur i manhnitur nga aftësitë e sulmuesit italian, sa trajneri Arteta pas sfidës së Ligës së Kampioneve të luajtur në 20 janar i kërkoi Drejtorit Sportiv, Andrea Berta të hyjë në kontakt me Interin për të. Por pozicioni i Interit në këtë aspekt është i qartë; Esposito nuk është në shitje për asnjë lloj shifre, por gjithsesi mes klubeve nuk ka pasur asnjë kontakt deri tani.

Ndërsa largon një kërcënim, te Interi ja ku vjen një tjetër. Këtë radhë është Barcelona që sheh në kampin zikaltët dhe objektivi është Bastoni. Mbrojtësi që kohët e fundit u vu në qendër të vëmendjes për simulimin që ndëshkoi me karton të kuq të Kalulu, pëlqehet prej kohësh edhe nga klube të Premier League, por është Barcelona ajo që duket më e vendosur për të tentuar seriozisht blerjen e tij, pasi shfaqi interesin e saj përpara disa muajsh.

 

Happening now...

ideas