Kosovo Day and the historic final, against Turkey to realize the big dream, here's how the 'Dardans' can play

2026-03-31 09:59:19 / SPORT ALFA PRESS

Kosovo Day and the historic final, against Turkey to realize the big dream,

Mbrëmja e sotme i takon kombëtares së Kosovës që në ‘Fadil Vokrri’ do të luajë ndeshjen e jetës së saj. Dardanët janë vetëm një ndeshje larg historisë, kualifikimit për në Botërorin e këtij viti.

Nëse dikush në 2016 do të thoshte që Kosova pas 10 vitesh do të ishte në këtë pikë, në këtë kulm, askush nuk do ta besonte. Por Dardanët janë aty dhe në Prishtinë do të përballen me Turqinë për të bërë realitet ëndrrën amerikane.

Në Prishtinë atmosfera  pritet të jetë e zjarrtë, stadiumi do të jetë plot e përplot me tifozët që do të mbështesin parreshtur skuadrën e tyre që është në momentin kulmor të saj. Sfida mes Kosovës dhe Turqisë, është sfida që flet për një rrugëtim të jashtëzakonshëm të Dardanëve  që kanë treguar rritje të vazhdueshme dhe karakter të fortë në momentet vendimtare.

Sipas medias në Kosovë, trajneri Franco Foda me shumë mundësi do të luajë me të njëjtin formacion si në fitoren ndaj Sllovakisë duke përdorur skemën 5-3-2 që mund të shndërrohet në 3-5-2.

Aro Muric do të jetë në portë, ndërsa në mbrojtje përpara mbrojtjes pritet të jenë Albian Hajdari, Lumbardh Dellova e Kreshnik Hajrizi. Mërgim Vojvoda e Dion Gallapeni do të jenë në krahë, kurse në qendër të mesfushës pritet të zbresin Elvis Rexhbeçaj e Veldin Hoxha. Para tyre do të jetë Florent Muslija, kurse  në sulm do të jenë Vedat Muriqi që do të jetë edhe kapiteni i skuadrës dhe Fisnik Asllani në sulm.

Natyrisht që kjo përballje nuk do të jetë aspak e lehtë. Përballë do të jetë Turqia e Calhanoglu, Yildiz, Arda Guler, që edhe ajo e ka një ëndërr, kthimin në një kampionat botëror pas 24 vitesh.

Në mbrëmjen e sotme është momenti i së vërtetës, ku në lojë është ëndrra e madhe për të qenë në kompeticionin më madhor, kampionatin botëror të futbollit. Në 20:45 sytë e të gjithë shqiptarëve kudo që janë do të jenë në Prishtinë për të ndjekur këtë përballje që do të transmetohet në Top Channel dhe platformën Digitalb.



Happening now...

ideas