Miqësore nga halli, Shqipëria përgjysmohet përpara Ukrainës, Sylvinho humbet edhe Ismajlin

Ndaj Ukrainës është pa frikë ndeshja më e trishtueshme e Shqipërisë në dekadat e fundit, është jashtëzakonisht e vështirë të motivosh një grup lojtarësh të cilët u bënë dëshmitarë, ishin protagonistë të një eliminimi aq të hidhur në Varshavë. Ndaj Polonisë u shua përfundimisht ëndrra Botëror, por dhe e ardhmja tani është jo pak e lehtë, në një kohë kur të gjithë janë të detyruar të riorganizojë edhe një herë idetë, i pari Sylvinho, për të cilin mund të jetë edhe ndeshja e fundit në krye të kuqezinjve në një kohë kur kontrata i përfundon në korrik.
Sylvinho është përpjekur të karikojë ekipin këto ditë, me shpresën që të paktën t’i bëjnë një mbylli me fitore këtij cikli. Fati nuk ka qenë me Shqipërinë këtë herë, pasi erdhën në këtë fazë të “play-off” me disa mungesa dhe me lojtarë jo në formën e duhur fizike.
Epidemia e dëmtimeve vijon të përndjek ekipin kuqezi pasi i fundit që braktisi grumbullimin ishte Ardian Ismajli. Qendërmbrojtësi humbi seancën e fundit stërvitore për shkak të një shqetësimi muskulor në muskujt e kofshës së majtë. Pas konsultave mjekësore u vlerësua se Ismajli nuk mund të jetë në dispozicion të ekipin për këtë test miqësor. Në këto kushte, pas dëmtimit edhe të Ajetit, Sylvinho-s nuk i mbetet gjë tjetër vetëm t’i besojë një fanellë një debutuesi si Bujar Pllana.
Lajmi i mirë është rikuperimi i Jasir Asanit. “Sallaksi” ka lënë pas atë shqetësim që kishte në gjurin e djathtë dhe do të jetë në dispozicion të ekipit. Më herë, Sylvinho humbi edhe elementë si Ernest Muçi, ndërsa Ramadani u la i lirë pasi së fundmi mesfushori u bë babi i një djali.
Po ndodh...
ide
Rama-Berisha, nga burra shteti në Kameleon!
PD-ja, si Firmë Piramidale!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128