Irani godet një cisternë gjigante nafte pranë brigjeve të Dubait

31 Mars 2026, 11:50 / BOTA ALFA PRESS

Irani godet një cisternë gjigante nafte pranë brigjeve të

Autoritetet e Dubait njoftuan se zjarri i shkaktuar nga një sulm me dron ndaj një cisterne nafte është vënë nën kontroll, pa shkaktuar rrjedhje nafte apo të lënduar në radhët e ekuipazhit.

Ngjarja ndodhi herët në mëngjesin e së martës (31 mars), kur një cisternë e madhe e ngarkuar me naftë bruto u godit pranë brigjeve të Dubait nga një dron iranian. Bëhet fjalë për anijen me flamur “Al-Salmi”, e cila pësoi dëme të konsiderueshme materiale si pasojë e zjarrit.

Sipas autoriteteve vendase, flakët u vunë nën kontroll brenda një kohe të shkurtër, ndërsa nuk u raportua për ndonjë ndotje detare apo për persona të lënduar.

Kompania “Kuwait Petroleum Corp”, pronare e anijes, bëri të ditur se sulmi kishte ndodhur në orët e para të së hënës dhe kishte shkaktuar dëmtime në trupin e cisternës.

Ndërkohë, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara mund të ndërmarrin veprime të ashpra ndaj Iranit, përfshirë goditjen e objekteve energjetike dhe fushave të naftës, nëse Teherani nuk hap Ngushticën e Hormuzit.

Pas sulmit, çmimet e naftës bruto shënuan një rritje të përkohshme. Cisterna e goditur ka kapacitet për të transportuar rreth 2 milionë fuçi naftë, me një vlerë që tejkalon 200 milionë dollarë sipas çmimeve aktuale të tregut.

 

Po ndodh...

ide