U raportua se u hakerua nga “Homeland Justice”, reagon Prokuroria e Pëgjithshme

31 Mars 2026, 13:21 / AKTUALITET ALFA PRESS

U raportua se u hakerua nga “Homeland Justice”, reagon Prokuroria e

Prokuroria e Përgjithshme ka reaguar pas raportimeve nga grupi i hakerave iranianë “Homeland Justice”, të cilët deklaruan se kishin arritur të merrnin akses në dosjet e institucionit.

Në reagimin e tyre, Prokuroria e Përgjithshme ëhstë shprehur se nga verifikimet e kryera nga ekspertët e sigurisë së IT-së, nuk janë konstatuar gjurmë kompromentuese deri më tani.

Sakaq, institucioni bën me dije se stafet e tyre të IT-së janë duke monitoruar në mënyrë të vazhdueshme situatën.

Reagimi i Prokurorisë së Përgjithshme:

Për shkak të interesit në lidhje me hackerimin e mundshëm të faqes zyrtare së Prokurorise së Pergjithshme, ju bëj me dije se nga verifikimet e kryera nga eskpertet e sigurisë së IT-së nuk janë konstatuar gjurmë kompromentuese deri në momentin që flasim në formën hackerimit. Stafet tona të IT-së janë duke monitoruar në mënyrë të vazhdueshme situatën.

 

Po ndodh...

ide