U skualifikuan nga Botërori, trajneri i Rumanisë pëson atak në zemër

Trajneri i ekipit kombëtar të Rumanisë, Mirkea Lukesku u shtrua në spital pasi pësoi atak në zemër gjatë një seance stërvitore. Incidenti ndodhi ndërsa ekipi përgatitej për ndeshjen miqësore me Sllovakinë.
Për të zgjidhur problemet e 80 vjeçarit, iu vendos një defibrilator, në mënyrë që të rregullonte ritmin e rrahjeve të zemrës.
Lukesku i ka sqaruar transmetuesit rumun Golazo se po shërohet dhe e gjitha erdhi për shkak të ndikimit emocional të humbjes 1-0 të Rumanisë në playoff ndaj Turqisë, e cila sonte do të përballet me Kosovën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Ai shpjegoi se, pas ndeshjes, u acarua dhe përjetoi vështirësi në frymëmarrje. Ai konfirmoi diagnozën si fibrilacion atrial, një gjendje që e kishte hasur më parë në Breshia, Itali dhe në fund të vitit të kaluar.
Po ndodh...
ide
Rama-Berisha, nga burra shteti në Kameleon!
PD-ja, si Firmë Piramidale!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
