SHBA tërhiqet?!/ Trump deklaron se është i gatshëm t’i japë fund luftës, pa u rihapur plotësisht Hormuzin

2026-03-31 11:07:19 / BOTA ALFA PRESS
SHBA tërhiqet?!/ Trump deklaron se është i gatshëm t’i

Presidenti amerikan Donald Trump u ka thënë ndihmësve se është i gatshëm të përfundojë fushatën ushtarake kundër Iranit edhe nëse Ngushtica e Hormuzit mbetet e mbyllur, raporton Wall Street Journal.

Sipas raportit, Trump synon të arrijë qëllimet kryesore: dobësimin e marinës iraniane, reduktimin e stoqeve të raketave dhe qetësimin e tensioneve, ndërkohë që ushtron presion mbi Teheranin për të rifilluar tregtinë e lirë përmes ngushticës, një rrugë kyçe për eksportin e naftës.

Mbyllja e ngushticës ka rritur çmimet e naftës dhe ushqimeve globalisht, duke goditur veçanërisht ekonomitë europiane dhe britanike.

Trump dhe ndihmësit e tij kanë vlerësuar se një mision për të hapur ngushticën mund të zgjaste konfliktin përtej planit të tyre prej katër deri në gjashtë javësh. Nëse negociatat dështojnë, SHBA-të do t’i kërkojnë aleatëve evropianë dhe të Gjirit të ndërhyjnë për rihapjen e rrugës ujore.

Në platformën e tij, “Truth Social”, Trump shkroi për përparim në bisedimet me Iranin dhe tha se SHBA-të po flasin me një “regjim më të arsyeshëm”. Ai paralajmëroi gjithashtu se, nëse nuk arrihet një marrëveshje, SHBA do të sulmojnë termocentralet, puset e naftës dhe ishullin Kharg.

Nga fillimi i konfliktit, çmimet e naftës kanë arritur rreth 116 dollarë për fuçi, afër nivelit më të lartë që nga fillimi i luftës, duke reflektuar ndikimin e bllokimit të Ngushticës së Hormuzit.

Happening now...

ideas