Xheneta 'Explodes': I've been wanting to react for days but I'm still in shock

Xheneta Fetahu ka thyer heshtjen me një reagim të fortë dhe emocional në rrjetet sociale, duke iu përgjigjur komenteve të vazhdueshme dhe ofenduese që merr për pamjen fizike dhe peshën e saj.
Përmes një postimi në InstaStory, ajo është shprehur e tronditur nga mënyra se si njerëzit ndihen të lirë të gjykojnë trupin e saj, duke vënë në dukje një standard të dyfishtë në reagimet e ndjekësve. Sipas saj, kritikat nuk kanë munguar as në periudhën kur ishte shumë e dobët, dhe as tani që ka shtuar peshë.
“Kur kam qenë shumë e dobët, më quajtët ‘shtag sorr’. Sot që kam shtuar peshë dhe jam më mirë me shëndetin tim, vazhdoni me komente si ‘bark shtatzënë’ apo ‘balenë’,” shkruan ajo, duke denoncuar hipokrizinë e komentueseve.
Xheneta ka zbuluar gjithashtu se në të kaluarën, humbja e madhe në peshë lidhej me probleme shëndetësore, duke theksuar se ajo periudhë nuk ka qenë aspak e lehtë për të. “Në atë kohë nuk kam qenë mirë. Tani jam më mirë dhe kjo është ajo që ka rëndësi,” shton ajo.
E irrituar nga komentet negative, ajo u drejtohet hapur kritikëve, duke theksuar se shpesh ata që gjykojnë më shumë janë pikërisht ata që kanë pasiguri dhe probleme personale. Në mesazhin e saj, Xheneta i fton ndjekësit të reflektojnë dhe të fokusohen në jetën e tyre.
Happening now...
Sali Llapa
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128