Lindsay Lohan me familjen të gjendur në mes të luftës SHBA-Iran, çfarë dihet për gjendjen e tyre?

Lindsay Lohan dhe familja e saj ndodhen në Dubai mes tensioneve të forta që kanë përfshirë Lindjen e Mesme pas përshkallëzimit të konfliktit mes Shtetet e Bashkuara dhe Iran.
Aktorja, e cila jeton në Dubai që prej vitit 2015, ndodhet atje me bashkëshortin e saj Bader Shammas dhe djalin e tyre, Luai. Sipas raportimeve të TMZ, familja është e sigurt dhe nuk ka pësuar asnjë dëmtim, pavarësisht sulmeve me raketa dhe dronë që kanë prekur disa zona të rajonit.
Tensionet u rritën ndjeshëm pas lajmeve për vrasjen e liderit suprem iranian, Ali Khamenei, gjatë sulmeve të përbashkëta amerikano-izraelite në Teheran, operacion që presidenti amerikan Donald Trump e quajti “Operation Epic Fury”.
Në kundërpërgjigje, Irani ndërmori sulme ndaj objektivave në rajon, duke rritur frikën për civilët dhe të huajt që jetojnë në vendet e Gjirit. Ndërkohë, zëra në rrjet sugjeruan se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ishte larguar nga vendi, por raportime nga media ndërkombëtare si Reuters konfirmojnë se ai vijon të qëndrojë në Izrael. Mes kësaj situate të tensionuar, burimet pranë aktores theksojnë se Lindsay Lohan dhe familja e saj janë mirë dhe po ndjekin zhvillimet nga afër.
Happening now...
Germany, the "curse" of Rama and Berisha
ideas
The opposition must and will be bigger than an individual.
Violent protests as group therapy
Those who mocked and attacked Basha
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128