"Expell me!"/ Spiropali's harsh call to Rama provokes numerous reactions, 7 thousand people "flock" to the former minister

2026-04-29 14:41:06 / POLITIKË ALFA PRESS

"Expell me!"/ Spiropali's harsh call to Rama provokes numerous

“Më përjashto!” ka qenë kundërpërgjigjja e deputetes dhe ish-ministres Elisa Spiropali ditën e djeshme ndaj paralajmërimeve të kryeministrit Edi Rama.

Sipas raportimeve nga mbledhja e fundit e grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, kreu i qeverisë i kishte tërhequr vëmendje Spiropalit, duke e paralajmëruar se çdo reagim i mëtejshëm kundër linjës së partisë mund të sillte përjashtimin e saj nga grupi. Megjithatë, Spiropali pa humbur kohë vendosi që t’i kthehet atij duke mos qëndruar në “qetësi” ashtu si dhe të vetët apo dhe vetë kryeministri Edi Rama e “këshilloi”.

Përmes një reagimi të shkruar gjerë e gjatë në rrjetet e saj sociale, politikania e lartë socialiste e cila gjithashtu për disa muaj ka qenë dhe shefe e diplomacisë shqiptare, ngriti mes rreshtave shqetësimet e saj lidhur me atë çfarë ndodh brenda forcës politike ku dhe ajo tanimë prej vitesh bën pjesë. Ajo kërkoi meritokraci duke theksuar dhe se kritikat e brendshme nuk duhet të kthehen në ndëshkim publik e se paralajmërimet politike nuk duhet të shërbejnë si presion ndaj mendimit ndryshe.

Ky postim i Spiropalit ka marrë jehonë të gjerë në rrjetet sociale, ku në vetëm pak orë ka gjeneruar mijëra reagime dhe komente. Mbështetet dhe komentues, si socialistë, por ashtu dhe demokratë të cilët më herët nuk kanë qenë dakord me deklaratat e ish-ministres, e kanë përshëndetur qëndrimin e saj, duke e vlerësuar për guximin.

Ndryshe nga periudhat kur mbante detyra të larta si ministre e Jashtme, kryetare e Kuvendit, apo qoftë dhe deputete, fakti që ka dalë përballë drejtuesit të partisë së saj, Edi Ramës, duket se ka rritur ndjeshëm interesin e qytetarëve ndaj saj.

Sipas vëzhgimeve në rrjetet sociale, kjo qasje më kritike dhe më e pavarur ka sjellë një rritje të dukshme të ndërveprimit me postimet e saj. Nëse më herët publikimet e saj arrinin deri në 500-600 apo një mijë pëlqime, së fundmi ato po shkojnë në mijëra reagime, dhe në botën e teknologjisë që jemi duke jetuar këto shifra përkthehen në mbështetje.

"Expell me!"/ Spiropali's harsh call to Rama provokes numerous

 

Happening now...