Kosovo Assembly begins session with minute of silence for US Congressman Eliot Engel

Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës nisi sot me një minutë heshtjeje në shenjë nderimi për kongresmenin amerikan, Eliot Engel i ndarë nga jeta disa ditë më parë.
Ish-kongresisti amerikan ishte një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës. Mbështetja e tij e palëkundur për Kosovën gjatë dekadave e ka bërë atë një personazh të famshëm në Kosovë. Kosova ka emëruar një rrugë dhe një autostradë në nder të Engelit dhe madje ka lëshuar një pullë me imazhin e tij.
Ushtruesja e detyrës së presidentes dhe kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, tha se ish-kongresmeni amerikan, Eliot Engel, ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e Kosovës.
Haxhiu tha se ky i fundit ngriti zërin fuqishëm për Kosovën kundër regjimit serbo-jugosllav dhe kontribuoi edhe për njohjen e Pavarësisë së Kosovës.
“Gjurmë të pashlyeshme në historinë e Kosovës. Sot e nderojmë dhe kujtojmë mikun besnik, por edhe ligjvënësin e drejtë amerikan, i cili në ditët më të vështira për ne, së bashku me shumë senatorë dhe kongresistë amerikanë, ngriti zërin fuqishëm kundër shkeljes së të drejtave tona, represionit dhe persekutimit nga regjimi serbo-jugosllav”, tha ajo.
“Liria dhe pavarësia e Kosovës janë sukses i sakrificës sonë dhe mbështetjes së aleatëve tanë perëndimorë, ku një vend të veçantë e zë Eliot Engel”, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancë.
Kurti vuri në dukje se Eliot Engel u bë zëri i Kosovës në kohët më të vështira për vendin.
“Kongresisti Eliot Engel, miku i shqiptarëve në përgjithësi dhe i Kosovës në veçanti, nuk hezitoi asnjëherë të ngrinte zërin në mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe të pozicionohej në anën e drejtë të historisë. Për më tepër, ai avokoi dhe u angazhua pa kursyer që të drejtat të triumfojnë… Ai nuk u kursye asnjëherë në angazhimin e tij duke e ngritur dhe avokuar për mbrojtjen e çështjes sonë në institucionet më të larta amerikane. Për më shumë se tri dekada, Engel ishte një shërbyes i qytetarëve amerikanë dhe përfaqësues i fuqishëm për të drejtat e njeriut kudo në botë dhe sidomos për ne”, shtoi Kurti.
Fjalime mbajën edhe deputetë e përfaqësues të forcave opozitare në Kuvend, të cilët po ashtu shprehën nderim e mirënjohje për kontributin e ish-kongresmenit amerikan, Eliot Engel. /Kosovapress
Happening now...
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
