Rrëmujë dhe papastërti, ish-vjehrra nxjerr videon brenda banesës ku nëna braktisi tre fëmijët në Durrës: Si jetohet kështu?

2026-01-11 23:29:26 / AKTUALITET ALFA PRESS

Rrëmujë dhe papastërti, ish-vjehrra nxjerr videon brenda

33-vjeçarja, Blerina Basha, dyshohet se ka braktisur tre fëmijët e saj të mitur në një banesë në Durrës.

Një video e publikuar nga ish-vjehrra tregon tre fëmijët e mitur të lënë vetëm në banesën ku jetonin në Durrës.

Në pamje dëgjohet duke komentuar kushtet e banesës dhe duke vënë në dyshim kujdesin e nënës ndaj fëmijëve.

Sipas videos, në shtëpi vërehet rrëmujë dhe papastërti, ndërsa fëmijët shprehen se nuk kanë ujë. Rrobat dhe sendet e shtëpisë duken të shpërndara nëpër dysheme dhe edhe ambientet sanitare shfaqen në gjendje të papastër.

Nga ana tjetër, nëna e fëmijëve ka reaguar duke e cilësuar situatën si një kurth të organizuar nga ish-vjehrra, duke mohuar akuzat dhe duke deklaruar se kujdeset rregullisht dhe siç duhet për të miturit.

Rasti u bë publik fillimisht në rrjete sociale dhe më pas u pasua nga reagimi i institucioneve shtetërore, të cilat kanë ndërmarrë veprimet përkatëse për verifikimin e situatës dhe mbrojtjen e fëmijëve./TCH

Happening now...