Kushte atmosferike të qëndrueshme dhe ditë me diell, parashikimi i motit për këtë të premte

2026-06-05 08:16:28 / AKTUALITET ALFA PRESS

Kushte atmosferike të qëndrueshme dhe ditë me diell, parashikimi

Ditën e Premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime (diell) si dhe alternime të herëpashershme vranësirash kryesisht mesatare në pjesën e parë të ditës, ndërsa pas orëve të mesditës do të mbizotërojë mot i kthjellët.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 6m/s.
Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 2-4 ballë.



Happening now...

ideas