Several homes were robbed, including that of the former Aston Villa footballer, two Albanians in England are sentenced to 5 years in prison

Dy shtetas shqiptarë janë dënuar me nga 4 vjet e 8 muaj burg secili nga drejtësia britanike, pasi u shpallën fajtorë për një seri grabitjesh të organizuara në disa zona të Anglisë, mes tyre edhe tentativa për të vjedhur banesën e ish-futbollistit të Aston Villa dhe Birmingham City, Scott Hogan.
Sipas mediave britanike, Denis Puka 28 vjeç dhe Erisjan Laska 29 vjeç, së bashku me një person të tretë ende të paidentifikuar, kryen shtatë grabitje dhe tentativa grabitjeje gjatë tre netëve radhazi në muajin qershor të vitit të kaluar.
Gjykata e Kurorës në Chester bëri të ditur se veprimtaria kriminale ishte e mirëorganizuar. Të pandehurit kishin rezervuar një banesë në Airbnb në Warrington, të cilën e përdornin si bazë operimi, ndërsa për lëvizje shfrytëzonin një automjet Seat Leon, i pajisur me tre targa të falsifikuara, të cilat i ndërronin për të shmangur identifikimin.
Gjyqtari Steven Everett e cilësoi skemën e tyre si “të sofistikuar dhe të planifikuar mirë”, duke theksuar se të pandehurit ishin të pajisur me maska, mjete për thyerje dhe radio dore, çka tregon nivelin e përgatitjes për grabitje të përsëritura.
Mes pronave të vëna në shënjestër ishte edhe shtëpia e futbollistit Scott Hogan, aktualisht pjesë e Milton Keynes Dons. Prokurorja Nardeen Nemat deklaroi në gjykatë se në momentin e tentativës për grabitje, në banesë ndodheshin bashkëshortja e tij shtatzënë dhe vajza e tyre e vogël.
Sipas prokurorisë, autorët u futën në oborr duke kapërcyer gardhin, ndërsa njëri prej tyre u ngjit mbi shpatullën e tjetrit për të arritur dritaren e dhomës së gjumit. Hogan u zgjua nga drita e një elektrik dore që ndriçonte brenda dhomës dhe pa tre persona jashtë banesës. Ai tentoi t’i ndiqte, por grabitësit u larguan me shpejtësi.
Në një deklaratë personale të lexuar në gjykatë, futbollisti tha se ngjarja kishte pasur një ndikim të rëndë psikologjik tek ai dhe familja e tij, duke shkaktuar net pa gjumë, stres dhe ankth të vazhdueshëm.
Gjatë të njëjtës periudhë, dy shqiptarët sulmuan edhe prona të tjera në Blackpool, Grappenhall, Knutsford dhe Northwich. Në një prej rasteve, ata arritën të hynin në banesë dhe të kontrollonin çdo dhomë, ndërsa pronarët flinin, pa marrë sende me vlerë.
Megjithatë, në një vilë luksoze në Northwich, ata grabitën një orë Breitling dhe një Rolex, me vlerë totale rreth 9 mijë paund, ndërkohë që pronarët ndodheshin jashtë vendit për pushime.
Autorët u arrestuan rreth një javë më vonë, pasi automjeti i përdorur për grabitjet u gjet në një kompleks banimi. Brenda makinës, policia sekuestroi telefona, veshje të përdorura gjatë grabitjeve, mjete pune dhe targat e rreme.
Të dy të pandehurit pranuan fajësinë për shtatë akuza për komplot për grabitje banesash dhe do të vuajnë dënimin në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar.
Happening now...
ideas
They did not hinder Basha, but the political rotation
Hasimja kërkon të
For the reform parties, the government and the opposition
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
