The race for the new director of the Republic Guard fails, the candidate with the most points did not have a master's degree

Dështon në minutën e fundit gara për drejtorin e ri të Gardës së Republikës së Shqipërisë.
Kandidatëve që morën pjesë u ka ardhur një email nga komisioni, i cili i njofton se gara është finalizuar pa një fitues.
Burime bëjnë me dije për A2CNN një nga kandidatët që është vlerësuar nga komisioni më me shumë pikë, i mungon një nga kriteret ligjore për t'u shpallur fitues, siç është cikli i dytë i arsimit të lartë.
Për këtë arsye edhe gara nuk është finalizuar me fitues. Pritet që të hapet garë sërish.
Në mesazhin që u ka shkuar kandidatëve thuhet: “Në vijim të procedurës së konkurrimit për përzgjedhjen e kandidatit për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Gardës së Republikës, të zhvilluar në zbatim të Udhëzimit të Ministrit të Brendshëm nr. 102, datë 05.06.2024, ju informojmë se, pas përfundimit të të gjitha fazave të parashikuara të verifikimit dhe vlerësimit të kandidaturave, procedura nuk është finalizuar me shpalljen e një kandidature fituese.
Procesi është zhvilluar në përputhje të plotë me kuadrin ligjor dhe nënligjor në fuqi, duke garantuar respektimin e parimeve të ligjshmërisë, transparencës, paanshmërisë, meritokracisë dhe mundësive të barabarta. Ju falënderojmë për pjesëmarrjen dhe interesin e treguar".
Happening now...
ideas
They did not hinder Basha, but the political rotation
Hasimja kërkon të
For the reform parties, the government and the opposition
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
