44-year-old arrested in Tirana for hiding pistol and ammunition in apartment

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 44-vjeçar, pasi mbante të fshehur në banesë pistoletë dhe municion.
Gjatë kontrollit fizik në banesë, uniformat blu kanë sekuestruar armën dhe municionin.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, si rezultat i administrimit të një informacioni të siguruar në rrugë operative, për një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje, finalizuan operacionin e koduar “Indicia”, gjatë të cilit u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi D. V., 44 vjeç, banues në Tiranë.
Nga kontrolli në banesën e tij, në rrugën “Kolë Koçi”, u gjetën të fshehura 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.
Happening now...
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128