Sulm me molotov në banesën e CEO-s së OpenAI

2026-04-10 23:00:23 / BOTA ALFA PRESS

Sulm me molotov në banesën e CEO-s së OpenAI

Autoritetet në San Francisko arrestuan një 20-vjeçar pas një sulmi me koktej molotov në banesën e Sam Altman, drejtorit ekzekutiv të kompanisë së inteligjencës artificiale OpenAI.

Sipas New York Times, kokteji molotov shkaktoi zjarr në portën e jashtme të shtëpisë, pa pasur të lënduar apo dëme të tjera të mëdha.

Pas sulmit, i dyshuari u largua në këmbë nga vendngjarja, por u identifikua rreth një orë më vonë. Sipas autoriteteve, ai dyshohet se kishte kërcënuar se do të shkaktonte zjarr edhe në selinë qendrore të OpenAI.

Nuk është konfirmuar nëse Sam Altman ndodhej në banesë në momentin e sulmit.

Zëdhënësja e policisë, Allison Maxie, deklaroi se pritet ngritja e akuzave ndaj 20-vjeçarit, ndërsa identiteti i tij nuk është bërë ende publik.

Happening now...