Siguria në punë, si renditet Shqipëria? Norma e fataliteteve: Mbi mesataren e BE-së, por më mirë se Franca e Austria

Shqipëria ka regjistruar një normë prej 2.8 fatalitete në punë për 100 mijë të punësuar gjatë vitit 2024. Me 33 humbje jete në vendin e punës, vendi pozicionohet mbi mesataren e Bashkimit Europian, e cila për vitin 2023 ishte 1.63, por mbetet brenda gamës së zakonshme që shfaqin disa ekonomi të tjera europiane.
Në shumë vende të BE-së, niveli i aksidenteve fatale ndryshon dukshëm. Shtete të industrializuara si Holanda, Gjermania, Danimarka, Finlanda dhe Suedia raportojnë norma më të ulëta, të ndikuara nga standarde më të forta sigurie dhe inspektime më të shpeshta. Por, në anën tjetër, një grup i konsiderueshëm vendesh europiane, përfshirë Francën, Bullgarinë, Qipron, Letoninë, Austrinë, Portugalinë, Kroacinë dhe Rumaninë, shfaqin nivele që lëvizin nga rreth 2.5 deri në mbi 3 fatalitete për 100 mijë të punësuar, duke i afruar këto tregues me normën e vendit tonë.
Ky pozicionim tregon se Shqipëria nuk renditet ndër vendet me rrezik më të lartë në kontinent, por ndodhet në një zonë të mesme, të krahasueshme me shtete ku sektorët e ndërtimit, industrisë dhe punës fizike mbajnë peshë të madhe në ekonomi. Struktura e tregut të punës, niveli i formalizimit dhe prania e profesioneve të rrezikshme vijojnë të ndikojnë shifrat./SCAN
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


