Kandidatja demokrate zbardh prapaskenat: Një zv/kryeministër i arratisur dhe tjetra e pandehur! Balluku po kërcënon Ramën

Një nga zëvendëskryeministrat është në arrati në Zvicër dhe tjetra e pandehur nga SPAK për afera. Qeveria është e zhytur në skandale abuzimesh, teksa Belinda Balluku kërcënon kryeministrin Edi Rama se “do e marrë me vete nëse preket”.
Kështu u shpreh sot në studion e “News 24” Ilirjana Kuçana, anëtare e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, teksa foli edhe për protestën e opozitës para Kryeministrisë mbrëmjen e sotme. Qëllimi i protestës është largimi i Belinda Ballukut dhe qeverisë.
Sipas saj, zv/kryeministrja Balluku është “personi më i fuqishëm në PS” dhe një figurë tashmë e pandehur për një aferë ku akuzohet se ka grabitur 50 mln euro me tunelin e Llogarasë.
“Kryeministri ka dy zv/kryeministra, njëri i arratisur dhe tjetra e pandehur në SPAK dhe që e kërcënon, nëse shkoni te emri im, unë do ju marr me vete. Balluku është fundi i Edi Ramës. Ajo ka pushtet të madh dhe ata që e kanë nënvlerësuar kanë bërë gabim. Unë ju siguroj që ajo do ta marrë me vete edhe Ramën, sepse aferat nuk janë bërë pa të. Vetëm në tunelin e Llogarasë janë grabitur 50 milionë euro”, tha Kuçana mes të tjerash.
Sipas saj, qytetarët nuk duhet të dalin në protestë për figura politike apo parti, por për problemet e tyre të përditshme.
“Shqiptarët të mos vijnë në protestë as për Berishën, as për PD, por për hallin e tyre personal. Secilit shqiptar sot Edi Rama i ka shkuar në shtëpi duke i cenuar sigurinë dhe ekonominë. Në cilin vend europian kemi parë që njerëzit nuk mbyllin dot muajin? Ka dy zv.kryeministra të hetuar, një në arrati në Zvicër dhe tjetra e kërcënon në zyrën e tij, duke i thënë të marr me vete”, vijoi ajo.
Kuçana theksoi se situata ekonomike e qytetarëve është alarmante dhe se protesta është e domosdoshme.
“Në një vend ku njerëzit nuk mbyllin dot muajin, shqiptarët duhet të dalin për hallin e tyre personal, për të rrëzuar këtë qeveri. Kjo qeveri do të ikë, nuk i ka ditët e gjata. Balluku do ta marrë me vete Edi Ramën,” u shpreh ajo.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
