Donald Trump paralajmëron për rritje të tarifave ndaj BE-së, nëse nuk investon 600 miliardë dollarë në ekonominë amerikane

5 Gusht 2025, 19:09 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Donald Trump paralajmëron për rritje të tarifave ndaj BE-së,

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar Bashkimin Evropian se tarifat mbi importet evropiane mund të rriten nga 15% në 35% nëse BE nuk realizon zotimin për të investuar 600 miliardë dollarë në ekonominë amerikane.

Kjo deklaratë u bë në një intervistë të përjavshme, sipas raportimit të Barron’s.

Mediat e huaja raportojnë se Donald Trump ka dyshime në lidhje me respektimin e marrëveshjes tregtare që bëri me Ursula von der Leyen , pasi kërcënoi me tarifa shtesë nëse evropianët nuk zbatojnë angazhimet e tyre.

Evropianët pranuan tarifat prej 15% për produktet që do të eksportonin në SHBA, pasi Donald Trump njoftoi fillimisht 30% në prill. Megjithatë, dhjetë ditë pas marrëveshjes , presidenti amerikan rifilloi kërcënimet e tij.

Në një intervistë me CNBC, Trump tha se SHBA-të do të vendosin tarifa prej 35% ndaj Bashkimit Evropian, nëse BE nuk përmbush angazhimin për të investuar 600 miliardë dollarë në SHBA.
Marrëveshja paraprake, e nënshkruar në fund të korrikut 2025 nga Trump dhe Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në Skoci, parashikon:

Tarifë 15% për shumicën e importeve evropiane në SHBA.
Investime prej 600 miliardë dollarësh nga BE në SHBA deri në vitin 2028,

Blerje të energjisë amerikane nga BE, me volum rreth 750 miliardë dollarë.

Sipas Trump, nëse investimi nuk arrin asnjëherë, tarifat do të rriten menjëherë në 35% dhe mund të arrijnë nivele deri në 250% për produktet farmaceutike ose çipet në një periudhë 18-mujore.

Po ndodh...