Shpërthen Ebola në Kongo, raportohet për disa viktima

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën si pasojë e një shpërthimi të ri të virusit Ebola në Republikën Demokratike të Kongos, sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi.
Rasti i parë i konfirmuar ishte një grua shtatzënë 34-vjeçare, e cila u dërgua në spital muajin e kaluar pas shfaqjes së simptomave si ethe, temperaturë e lartë dhe të vjella të vazhdueshme. Ajo ndërroi jetë disa orë më vonë si pasojë e dështimit të shumë organeve, theksoi ministria.
Ky është shpërthimi i 16-të i virusit Ebola në këtë shtet të Afrikës Qendrore, raportoi BBC. Rasti i fundit është regjistruar në provincën qendrore Kasai, ku janë konfirmuar gjithsej 28 infektime. Autoritetet kanë bërë thirrje për zbatim strikt të masave parandaluese, si larja e duarve në mënyrë të rregullt dhe ruajtja e distancës fizike në zonat e rrezikuara.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) deklaroi se po ndërmerr masa të menjëhershme për të ndaluar përhapjen e virusit dhe për të mbrojtur popullatën.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


