“Rama n’burg, Berisha n’burg”/ Kreu i PD komenton thirrjet kundër tij në protestë

27 June 2026, 12:55 / POLITIKË ALFA PRESS
“Rama n’burg, Berisha n’burg”/ Kreu i PD komenton
 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar thirrjet kundër tij që vijnë prej 27 ditësh nga protesta që po mbahet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Protestuesit herë pas here lëshojnë thirrjet; ‘Rama n’burg, Berisha n’burg”, që Berisha i cilësoi si klithma dëshpëruese nga opozita e opozitës.
“Demokratët të gjithë janë në protestë. Në këtë protestë qindra dhe mijëra demokratë në mënyrë të vazhdueshme. Mendoj se ka qenë vendimi më i drejtë që ata kanë marrë. Nuk kanë shkuar me simbole të partisë, por si demokratë, si qytetarë, Sa i përket sloganeve. Ka disa momente. Nuk kanë asnjë lidhje me idealet e vërteta rinore qytetare. Janë slogane, klithma mjerane, të opozitës së opozitës, me të cilat ajo duke e krahasuar Ramën me Sali Berishën, dy të pakrahasueshme në çdo aspekt, kërkon të zbusë pozicionin e Ramës. Kërkon gjithashtu të nxisë qorrsokakun për leverdi të opozitës së opozitës. Nuk ka vend në botë që të barazojë pozitën me opozitën. Janë dufe dhe mllefe të atyre që hynë në politikë të opozitës.”, tha Berisha.

 

 

Po ndodh...

ide