Rrufeja godet shatërvanin e përfshirë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në Poloni, dëme të mëdha materiale
Një rrufe goditi shatërvanin e Wroclawit, një nga atraksionet turistike më të njohura në Poloni, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në sistemin e ndriçimit dhe pezullimin e përkohshëm të shfaqjeve speciale.
Ngjarja ndodhi të shtunën, më 20 qershor, ndërsa autoritetet publikuan të enjten pamjet nga kamerat e sigurisë, ku shihet momenti kur rrufeja shatërvanin, në një kohë kur në zonë ndodheshin edhe fëmijë, por fatmirësisht, nuk pati persona të lënduar.
Sipas administratorëve të objektit, shkarkimi elektrik goditi grykat kryesore të ujit në qendër të shatërvanit, duke dëmtuar rëndë pajisjet elektronike.
“Shumë nga pajisjet janë djegur dhe duhet të zëvendësohen. Duke qenë se sistemi është kompleks, riparimi dhe zëvendësimi i komponentëve do të zgjasë disa javë”, njoftuan zyrtarët.
Shatërvani ndodhet pranë Sallës së Shekujve (Hala Stulecia), monument i përfshirë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, dhe është i njohur për shfaqjet spektakolare me ujë, dritë dhe muzikë që tërheqin mijëra vizitorë çdo vit.
Administratorët bënë të ditur se shfaqjet e zakonshme gjatë ditës dhe mbrëmjes do të vazhdojnë me një program të kufizuar, ndërsa shfaqjet speciale mbeten të pezulluara deri në përfundimin e riparimeve.
Njëkohësisht, ata u kanë bërë thirrje vizitorëve të respektojnë ndalimin e hyrjes në pellgun e shatërvanit, duke theksuar se kjo rregullore shkelet shpesh, pavarësisht sinjalistikës dhe paralajmërimeve.
Po ndodh...
Rikthimi te propozimet e Bashës dhe themelet e Shqipërisë së Re
ide
S'ka më “E Keqja më e Vogël”
Pse protesta rrezikon “Trekëndëshin e Bermudës” dhe partitë e reja?!
Evolucioni i një flamengoje të gjatë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128