“Nga dorëheqja e Ramës te qeveria teknike”/ Protestuesit letër ambasadave perëndimore: 5 kërkesat e panegociueshme

26 June 2026, 23:18 / POLITIKË ALFA PRESS
“Nga dorëheqja e Ramës te qeveria teknike”/ Protestuesit

Lëvizja qytetare në Tiranë i është drejtuar me një letër zyrtare ambasadorëve dhe shefave të misioneve të vendeve perëndimore të akredituar në Republikën e Shqipërisë, duke u parashtruar pesë kërkesa thelbësore drejtuar qeverisë.

Në krye të listës së kërkesave qëndron dorëheqja e Kryeministrit Edi Rama dhe e qeverisë aktuale, e cila cilësohet nga aktivistët si një hap thelbësor dhe i panegociueshëm drejt rinovimit demokratik të vendit. Kjo kërkesë ndiqet menjëherë nga e dyta, që thekson nevojën për krijimin e një qeverie tranzitore teknokrate dhe jopartiake, e cila do të kishte një mandat dymbëdhjetëmujor me qëllim të vetëm mbikëqyrjen e një procesi reformash të besueshëm dhe të paanshëm.

Pika e tretë fokusohet te një reformë kushtetuese gjithëpërfshirëse, e mbështetur në parimin e barazisë së plotë të të gjithë qytetarëve para ligjit dhe që pritet të miratohet përmes një referendumi popullor. Siç shpjegohet në dokument, kjo reformë duhet të përfshijë detyrimisht reformimin e Kodit Zgjedhor dhe atë të legjislacionit që rregullon financimin e partive politike apo organizatave të shoqërisë civile. Gjithashtu, theksohet një pikë mjaft e debatuar: vendosja e kufizimit të mandateve për postin e Kryeministrit, duke e kufizuar çdo individ në jo më shumë se dy mandate (të plota ose të pjesshme) gjatë gjithë karrierës së tij politike.

Si kërkesë të katërt, grupi koordinator kërkon korrigjime të menjëhershme legjislative. Sipas tyre, është e domosdoshme që të shfuqizohen ndryshimet e bëra në Ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe në Ligjin për Trashëgiminë Kulturore. Bashkë me to, kërkohet anulimi i plotë i paketës ligjore të njohur si “Paketa e Maleve”, si dhe shfuqizimi i kuadrit ligjor që rregullon aktualisht Investimet Strategjike.

Po ndodh...

ide