“Duan mall dhe femra”, SMS-të mes anëtarëve të grupit kriminal që drejtohej nga shqiptari në Greqi
Një grup kriminal i përfshirë në trafikun e drogës në ishullin e Mikonosit në Greqi është goditur sot nga Policia greke. Mediat në vendin fqinj bëjnë të ditur se kreu i grupit ishte një 37-vjeçar shqiptar, me inicialet E.A.
Sipas autoriteteve, shtetasi E. A përdorte një kompani për transportin e turistëve me furgonë si kamuflim për aktivitetin kriminal.
Protothema.gr ka publikuar detaje të reja nga bisedat e anëtarëve të këtij grupi kriminal, të cilat tashmë janë pjesë e dosjes që ndodhet në Prokurori.. Në njërën prej bisedave të përgjuara nga oficerët e policisë helene, janë dëgjuar njëri prej shoferëve kontrabandist, teksa flet me zëvëndëskryetarin e grupit.
Hetimet tregojnë se aktiviteti i tyre kishte nisur në mesin e muajit prill, ndërsa fitimet e paligjshme nga shitja e drogës vlerësohen në rreth 700 mijë euro.
Kontrollet u zhvilluan në banesa dhe ambiente të përdorura nga grupi në Mykonos, Pire dhe Perama. Gjatë tyre, policia sekuestroi rreth 4.5 kilogramë kokainë, kokainë rozë, kanabis, tableta me substanca farmaceutike, ketaminë dhe kërpudha halucinante.
Pjesë nga bisedat mes anëtarëve të grupit kriminal:
Trafikanti – Shoferi i transportit (transfer): Ç’ka kemi vëlla.
Nënkryetari: Më synchronization më tha mos të të merrja, pastaj humbe, thashë “çfarë ndodhi?”
Trafikanti – Shoferi i transportit (transfer): Jo, sepse kisha klientë dhe tani erdhi përsëri një anije por (fjalor banal)… tani po vjen edhe një tjetër dhe mbaroi pas kësaj.
Trafikanti – Shoferi i transportit (transfer): Ka disa policë tani, budallenj, këtu rreth e rrotull mor burrë.
Trafikanti – Shoferi i transportit (transfer): Po, po … (fjalor banal).
Nënkryetari: E kanë zënë pritën poshtë?
Trafikanti – Shoferi i transportit (transfer): Po.
Më tej në dialogun e paraqitur më poshtë, tregohet biseda mes një trafikanti dhe një klienti, bisedë kjo e cila “rrotullohet” rreth një “guri” (vrahos), dhe një tjetre substance narkotike që ata e quajnë “exta”.
Trafikanti – Shoferi i transportit (transfer): Po të nis një numër telefoni, është njeriu im ai, thjesht ai ka “gur” (vrahos), kupton?
Trafikanti – Shoferi i transportit (transfer): Bashkëpunojmë me atë djalin.
Klienti i rrjetit: Eee dëgjo mua… nuk di gjë unë për gurë e gjëra të tilla. “Ex” (ekstazi) do ai.
Trafikanti – Shoferi i transportit (transfer): Gjashtë (Exi) do ai?
Klienti i rrjetit: Exta (Ekstazi).
Trafikanti – Shoferi i transportit (transfer): Exta?
Trafikanti – Shoferi i transportit (transfer): Kemi.
Më tej paraqitet një tjetër bisedë, per dërgim të lëndëve narkotike.
Shoferi i transportit: O burrë.
Trafikanti – Shoferi i transportit (transfer): Në shtëpi.
Nënkryetari: Mund të shkosh dy (doza/pako) te “budallai” në Ano Mera?
Trafikanti – Shoferi i transportit (transfer): Në Ano Mera?
Trafikanti – Shoferi i transportit (transfer): Po të bëj gati “rrobat” (nënkupton pakot e drogës) ta dish që tani. Po shkoj, po shkoj.
Nënkryetari: Ok. Po i them të më nisë vendndodhjen (location) dhe ta dërgoj. Mos i jep asgjë nëse nuk të jep para.
Trafikanti – Shoferi i transportit (transfer): A, atij budallait? Atij budallait?
Nënkryetari: Po, atij budallait. Nëse të thotë “sillini dhe t’i çoj unë” e gjëra të tilla, mos e beso.
Trafikanti – Shoferi i transportit (transfer): Dakord, lëre fare xaxaxa (të qeshura), lëre fare.
E në përfundim, është edhe një dialog, në të cilin flitet për kërkesat e klientëve të tyre, ku eksponentët shprehen se ata duan “drogë dhe femra”.
Nënkryetari: Ata tani do të duan droga dhe femra.
Trafikanti – Shoferi i transportit (transfer): Po, e di.
Trafikanti – Shoferi i transportit (transfer): Ore vëlla, nuk më thanë gjë për femra, por duan ta zëmë të shkoj atje e të rrimë… u thashë edhe për atë tjetrën.
Nënkryetari: Po, thuaju për atë tjetrën dhe shohim e bëjmë.
Trafikanti – Shoferi i transportit (transfer): Dakord, ok.
Trafikanti – Shoferi i transportit (transfer): Hajde.
Po ndodh...
Rikthimi te propozimet e Bashës dhe themelet e Shqipërisë së Re
ide
S'ka më “E Keqja më e Vogël”
Pse protesta rrezikon “Trekëndëshin e Bermudës” dhe partitë e reja?!
Evolucioni i një flamengoje të gjatë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128