Presidenti i Finlandës: Garancitë ushtarake për Ukrainën mund të çojnë në konflikt me Rusinë

Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, ka ngritur shqetësimin se garancitë e sigurisë që po u ofrohen Ukrainës nga vendet perëndimore mund të rrezikojnë të përshkallëzojnë tensionet në një konflikt të drejtpërdrejtë ushtarak me Rusinë.
Në një intervistë për gazetën The Guardian, zhvilluar në Helsinki përpara udhëtimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, Stubb tha se:
“Garancitë e sigurisë janë në thelb një pengesë. Kjo pengesë duhet të jetë bindëse dhe për të qenë bindëse, duhet të jetë e fortë.”
Ai sqaroi se këto garanci do të hynin në fuqi vetëm pas një marrëveshjeje të ardhshme paqeje mes Ukrainës dhe Rusisë, por theksoi se Moska nuk mund të ketë të drejtë veto mbi përmbajtjen e tyre.
Forcat perëndimore mund të angazhohen “në tokë, në det apo në ajër”
Stubb reagoi pas deklaratave të muajit të kaluar të presidentit francez Emmanuel Macron, i cili tha se 26 vende janë zotuar të marrin pjesë si forca sigurie për Ukrainën, me disa që mund të jenë të pranishme fizikisht në terren – në tokë, det apo ajër.
Në këtë kontekst, presidenti finlandez nënvizoi se garancitë e sigurisë janë të padobishme nëse nuk shoqërohen me mbështetje të vërtetë dhe angazhime konkrete.
“Kjo është ideja e garancive të sigurisë me përkufizim,” tha ai, kur u pyet nëse kjo do të nënkuptonte përballje të mundshme ushtarake me Rusinë në rast agresioni të ri.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
