Plas në Universitetin e Beogradit/ Studentët përleshen me policinë

1 Prill 2026, 18:27 / BOTA ALFA PRESS

Plas në Universitetin e Beogradit/ Studentët përleshen me

Qindra studentë serbë u përleshën me forcat policore, pasi kundërshtuan një kontroll në zyrat e Universitetit të Beogradit, gjë që ndezi tensionet midis autoriteteve dhe aktivistëve antiqeveritarë.

Siç shihet edhe nga pamjet, policia përdori shkopinj gome për të shpërndarë demonstruesit që brohorisnin “qen” dhe “tradhtarë”. Policia tha se kërkimi ishte pjesë e një hetimi për vdekjen e një studenteje të premten e kaluar, e cila ra nga dritarja e një ndërtese pranë universitetit.

Rektori i Universitetit bëri me dije se policia hyri në ndërtesë pa një shpjegim të vlefshëm ligjor dhe pas kontrollit kishte sekuestruar dokumente dhe kompjutera.

Nga ana tjetër, autoritetet deklaruan se urdhri i kontrollit ishte sipas vendimit të gjykatës, ndërsa shtuan se ishin gjetur fishekzjarre, radio dore, maska gazi, banderola dhe furnizime të ndihmës së shpejtë gjatë kontrollit.

Protestat antiqeveritare kanë përfshirë Serbinë që nga dhjetori i vitit 2024, një muaj pasi 16 persona humbën jetën në shembjen e tendës së një stacioni hekurudhor në qytetin verior serb të Novi Sadit.

Po ndodh...

ide