Pamje apokaliptike në Greqi! Kreta mbulohet nga pluhuri afrikan, qielli bëhet i kuq

Qyteti i Heraklion në ishullin Kretë është përfshirë nga nivele jashtëzakonisht të larta të pluhurit afrikan, duke krijuar një situatë të pazakontë dhe shqetësuese për banorët dhe autoritetet.
Sipas matjeve të publikuara nga Observatori Kombëtar i Athinës përmes platformës Meteo.gr, përqendrimi i grimcave të pezulluara në ajër ka arritur deri në 1000 mikrogramë për metër kub – nivele tejet të larta që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e ajrit.
Dukshmëria në qytet është ulur ndjeshëm. Nga kulla e kontrollit në aeroportin Aeroporti “Nikos Kazantzakis” raportohet se dukshmëria ka rënë në vetëm 600 metra, nga rreth 10 kilometra që është në kushte normale. Kushtet e motit kanë shkaktuar probleme serioze në trafikun ajror. Sipas mediave lokale, aktualisht realizohen vetëm ngritje avionësh, ndërsa fluturimet e planifikuara për ulje në Heraklion janë devijuar drejt aeroporteve të tjera të ishullit.
Fenomeni pritet të zgjasë deri të enjten, më 2 prill, ndërsa meteorologët paralajmërojnë për një valë të re pluhuri që do të prekë sërish rajonin. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve, veçanërisht grupeve të ndjeshme, të tregojnë kujdes për shkak të ndotjes së lartë të ajrit.
Po ndodh...
ide
Rama-Berisha, nga burra shteti në Kameleon!
PD-ja, si Firmë Piramidale!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128