Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim, armëmbajtje pa leje dhe trafik i lëndëve narkotike
1 Prill 2026, 21:54 / AKTUALITET

Forca të Komisariatit të Policisë Krujë, së bashku me njësitë operacionale të Drejtorisë së Policisë Tiranë, kanë vendosur postoblloqe në të gjithë akset kryesore të rrethit, me fokus kryesisht në zonën e Fushë-Krujës.
Kontrollet synojnë parandalimin e veprimtarisë kriminale, ndalimin e personave në kërkim dhe kapjen e atyre që qarkullojnë me armë ose lëndë narkotike.
Drejtuesit e rinj të komisariatit kanë vënë nën monitorim zonat e njohura si “të nxehta”, ku ka eksponente me rekorde kriminale, si dhe zonat e kultivimit të kanabisit. Policia njofton se kontrollet do të vijojnë në mënyrë të vazhdueshme për të garantuar sigurinë në rrethin Krujë.
Po ndodh...
ide
Rama-Berisha, nga burra shteti në Kameleon!
Nga Ermal Peçi
PD-ja, si Firmë Piramidale!
Nga Indrit Vokshi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128