Muriqi shpërthen ndaj akuzave virtuale: Nuk ma lejon sedra të hesht, turp për kë mendon kështu!

Humbja e Kosovës ndaj Turqisë me rezultatin 0-1, që i shoi ëndrrën për një vend në Botërorin 2026, ka sjellë jo vetëm zhgënjim, por edhe polemika të forta. Në qendër të tyre është vendosur sulmuesi Vedat Muriqi, i cili është sulmuar në rrjetet sociale nga disa tifozë.
Akuzat kanë qenë të rënda, madje duke aluduar për “shitje” të ndeshjes, një pretendim që lidhet padrejtësisht me faktin se Muriqi është lindur në Prizren dhe di të flasë turqisht, si shumë banorë të asaj zone.
Por kësaj here, sulmuesi i Mallorca nuk ka zgjedhur të heshtë. Sedra dhe ndjenja e përgjegjësisë e kanë shtyrë të reagojë ashpër ndaj këtyre komenteve, duke i konsideruar ato jo vetëm të padrejta, por edhe fyese.
“Nuk mund të rri pa folur kur hidhen akuza të tilla. Është turp të mendosh se një lojtar i kombëtares do të tradhtonte vendin e vet në një ndeshje kaq të rëndësishme”, ishte mesazhi i tij i qartë.
Muriqi theksoi se fakti që flet turqisht apo që ka lindur në Prizren nuk e bën më pak patriot, përkundrazi. Ai u shpreh se ka dhënë gjithçka për fanellën e Kosovës dhe se akuza të tilla tregojnë mungesë respekti dhe gjykim të gabuar.
Në fund, reagimi i tij mori tone edhe më të forta, duke iu drejtuar drejtpërdrejt kritikëve: kush mendon kështu, sipas tij, ose nuk kupton sakrificat e një futbollisti, ose i mungon ndjenja për kombin.
Një shpërthim emocional që tregon qartë se për Muriqin, fanella e Kosovës nuk negociohet.
Po ndodh...
ide
Rama-Berisha, nga burra shteti në Kameleon!
PD-ja, si Firmë Piramidale!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128