Irani nis sulmin më të madh me raketa ndaj Izraelit që nga fillimi i luftës

2 Prill 2026, 00:09 / BOTA ALFA PRESS
Irani nis sulmin më të madh me raketa ndaj Izraelit që nga

Irani nisi sot sulmin e tij më të madh me raketa ndaj Izraelit që nga fillimi i luftës, raportoi “Times of Israel”, duke cituar ushtrinë, pak para fillimit të festës hebraike të Pashkës.

Dëshmitarët okularë thanë se gjashtë alarme raketash u dëgjuan brenda një ore vetëm në Tel Aviv.

Rreth 10 raketa balistike u lëshuan në Izraelin qendror. Shumica prej tyre u interceptuan nga mbrojtja ajrore, ndërsa disa të tjera u lejuan të binin në terren të hapur.

Ndërkohë, ushtria izraelite tha se kishte nisur sulme ndaj dhjetëra “objektivave terroriste” në Teheranin qendror.

Festivali hebraik i Pashkës, i cili zgjat një javë, fillon sot në mbrëmje, gjatë të cilit hebrenjtë përkujtojnë Eksodin e izraelitëve nga Egjipti dhe çlirimin e tyre nga skllavëria.

Raportet iraniane thanë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli kishin nisur sulme ajrore gjatë festimeve për Vitin e Ri Persian, ose Novruzin, më 20 mars.

Po ndodh...

ide