Fatbardh Kadilli: Partia Demokratike është kapur nga mentaliteti bolshevik
Në një analizë të thellë të krizës aktuale brenda Partisë Demokratike, ish-deputeti Fatbardh Kadilli, i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTV, theksoi se sfidat e partisë nuk lidhen me Berishën si individ, por me strukturën dhe kulturën e brendshme të PD-së.
Kadilli e përshkroi Partinë Demokratike si një organizatë të “natyrës bolshevike”, ku shumica imponon mendimin e vet mbi pakicën, duke penguar zhvillimin e ideve të reja dhe garën e brendshme. Sipas tij, protesta e fundit e disa ish-anëtarëve, përfshirë Salianjin, Balliun dhe Kokalarin, nuk paraqet kërcënim real për Berishën, por reflekton iniciativat individuale që shpesh dështon të krijojnë lëvizje të qëndrueshme politike.
Kadilli kritikon mënyrën se si shumë figura të PD-së veprojnë për interes personal, duke e kthyer politikën në një garë karriere dhe pasurie, në vend që të përqendrohen te kauzat dhe ideologjia. Ai theksoi se kriza aktuale e partisë ka çuar në demoralizim të bazës dhe zhdukjen e brezit të dytë të politikanëve të aftë për të udhëhequr.
“Shqiptarët duan përgjigje për hallet e tyre, jo për hallet e demokratëve,” tha Kadilli, duke vënë në dukje mungesën e ideve dhe vizionit të qartë për opozitën. Ai kritikon edhe partinë si të mbërthyer nga personalizimi i lidershipit, ku të gjithë përpiqen të bëjnë parti rreth vetes, duke mos krijuar një sistem të qëndrueshëm politik.
Kadilli e sheh problemin më gjerë: sipas tij, Partia Demokratike nuk ka zhvilluar një kulturë të vërtetë demokracie dhe është larg standardeve që do të mundësonin një opozitë efektive, duke e kthyer në një strukturë ku llogaritë personale dominojnë mbi politikat e vërteta.
Kadilli thekson se për të rikthyer PD-në si forcë reale politike, duhet një reformë që kalon përtej individëve dhe personalizimit të pushtetit, duke rikthyer vëmendjen tek idetë, përgjegjësia dhe organizimi demokratik i brendshëm./K.C/dritare.net
Po ndodh...
ide
Rama-Berisha, nga burra shteti në Kameleon!
PD-ja, si Firmë Piramidale!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128