Përgjaket Palermo/ Dy të vrarë dhe tre të plagosur! Personat të gjithë të rinj, çfarë ndodhi mes dy grupeve gjatë natës
27 Prill 2025, 11:24 / BOTA

Dy persona u vranë dhe tre të tjerë u plagosën nga të shtënat me armë zjarri që ndodhën gjatë natës në qendrën Piazza Duomo në Monreale në Palermo.
Mediat italiane raportojnë se viktimat janë Massimo Pirozzo 25 vjeç dhe Salvatore Turdo 23 vjeç.
Ndërsa të plagosurit janë të moshës 26, 33 dhe 16 vjeç.
Të shtënat ndodhën në një shesh të mbushur me njerëz, në sytë e të paktën njëqind dëshmitarëve.
Sipas një rindërtimi fillestar, gjithçka filloi pas një sherri banal përpara një picerie. Më pas dy grupet e të rinjve janë përballur në shesh.
Një nga autorët e sulmit, i armatosur me pistoletë, ka nisur të qëllojë. Të plagosurit janë në gjendje shumë të rëndë.
Hetimet për ngjarjen e rëndë po kryhen nga Karabinierët.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Nga Sidi Hasanaj
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


