“Njohja e Palestinës është shpërblim për terrorizmin”, 25 kongresmenë republikanë në SHBA: Masa ndëshkuese për vendet që e njohin

“Njohja e Palestinës është shpërblim për terrorizmin”. Me këto fjalë, një grup prej 25 kongresmenësh republikanë amerikanë kanë kërcënuar me “masa ndëshkuese” kundër Francës, Mbretërisë së Bashkuar, Kanadasë dhe Australisë, nëse katër vendet vazhdojnë me njohjen e shtetit palestinez gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, e cila hapet nesër në Nju Jork.
Në letrën, të nënshkruar nga Kryetarja republikane e Dhomës së Përfaqësuesve, Elise Stefanik, dhe Senatori Rick Scott, ndër të tjerë, kongresmenët denoncojnë se njohja “përmbys perspektivat për paqe” dhe “forcon dhunën e Hamasit”, duke kujtuar pengjet izraelite që mbahen ende dhe sulmin e 7 tetorit 2023, informon “La Repubblica”.
Sipas nënshkruesve, një veprim i tillë “legjitimon një shtet terrorist” dhe “rrezikon sigurinë” e vendeve të përfshira. Edhe kryeministri izraelit e kundërshtoi njohjen e shtetit palestinez.
“Krijimi i një shteti palestinez do të rrezikonte mbijetesën e Izraelit”, përsëriti Benjamin Netanyahu kundërshtimin e tij të vendosur ndaj çdo iniciative.
“Do të na duhet të luftojmë, si në OKB ashtu edhe në të gjitha forumet e tjera, kundër propagandës së rreme që na drejtohet dhe kundër thirrjeve për një shtet palestinez, të cilat do të vinin në rrezik ekzistencën tonë dhe do të përfaqësonin një shpërblim absurd për terrorizmin”, theksoi kryeministri gjatë mbledhjes së kabinetit. “Bashkësia ndërkombëtare do ta dëgjojë zërin tonë për këtë çështje në ditët në vijim.”
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


