“Na nënvlerësoi”, Shërbimi Sekret reagon pas incidentit në eventin e Trump: Një frikacak tentoi të krijojë një tragjedi kombëtare!

Shërbimi Sekret i SHBA ka reaguar pas incidentit me armë gjatë një eventi ku ishte i pranishëm presidenti amerikan Donald Trump, duke theksuar se ndërhyrja e shpejtë e forcave të sigurisë parandaloi një situatë shumë më të rëndë.
Në një deklaratë, zëvendësdrejtori Matthew Quinn bëri të ditur se i dyshuari u neutralizua menjëherë sapo hyri në kontakt me agjentët.
“Sonte, një frikacak tentoi të krijojë një tragjedi kombëtare. Ai nënvlerësoi kapacitetet mbrojtëse të Shërbimit Sekret dhe u ndalua në kontaktin e parë”, thuhet në deklaratë.
Sipas Quinn, sistemi i sigurisë funksionoi sipas parashikimeve, duke parandaluar përshkallëzimin e situatës, ndërsa ishin në fuqi edhe masa të tjera shtesë kontrolli.
Ai theksoi se ndërhyrja ishte rezultat i bashkëpunimit të ngushtë mes agjentëve të Shërbimit Sekret dhe strukturave të tjera të rendit, duke vlerësuar profesionalizmin e treguar gjatë menaxhimit të incidentit.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128