Të shtënat në darkën e Trump, Kallas: Dhuna politike nuk ka vend në një demokraci

26 Prill 2026, 11:29 / BOTA ALFA PRESS

Të shtënat në darkën e Trump, Kallas: Dhuna politike nuk ka

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas përmes një postimi në “X” ka reaguar lidhur me të shtënat e regjistruara gjatë darkës së Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në hotelin Washington Hilton. Kallas shkruan se dhuna politike nuk ka vend në një demokraci.

Ajo shtoi se ngjarjet që synonjnë të nderojnë shtypin e lirë nuk duhet të bëhet kurrë një skenë frike.

“E lehtësuar që të gjithë pjesëmarrësit, përfshirë Presidentin Trump, janë të sigurt pas të shtënave në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë. Dhuna politike nuk ka vend në një demokraci. Një ngjarje që synon të nderojë një shtyp të lirë nuk duhet të bëhet kurrë një skenë frike. I uroj oficerit të plagosur shërim të shpejtë”, shkruan Kallas.

Të shtëna me armë zjarri u regjistuar në darkën vjetore të Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë. Darka sapo kishte filluar kur një rrëmujë e madhe u dëgjua në hyrje të sallës.

Të pranishmit menjëherë u shtrinë në dysheme. Presidenti dhe zonja e parë Melania Trump, të cilët ishin ulur në tryezën qendrore në një vend të ngritur përballë mysafirëve, u larguan nga rojet e sigurisë.

Agjentët e shërbimit sekret hynë në dhomë të armatosur rëndë. Forcat e sigurisë më pas urdhëruan mysafirët, gazetarë, ministra, politikanë dhe personalitete të ndryshme, të largoheshin nga salla e madhe që ndodhej në bodrumin e parë të hotelit. Autori i ngjarjes menjëherë u arrestua ndërsa vijonë hetimet.

Po ndodh...