Zbulohen ambientet e përshtatura për lojëra fati në Kavajë, shpallen në kërkim dy të rinj

26 Prill 2026, 11:00 / AKTUALITET ALFA PRESS

Zbulohen ambientet e përshtatura për lojëra fati në

Policia e Shtetit ka vijuar operacionin “Fati i Lojërave”, duke zbuluar dy ambiente të përshtatura për lojëra fati në Kavajë.

Aksioni u zhvillua pas informacioneve të siguruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë. Gjatë kontrollit në dy ambiente, në lagjen nr. 6 dhe lagjen nr. 1, u sekuestruan 16 makineta që përdoreshin për aktivitete të paligjshme.

Në kërkim janë shpallur dy persona, një 26-vjeçar, në ambientin e të cilit u gjetën 5 makineta, dhe një 20-vjeçar, ku u sekuestruan 11 të tjera.

Materialet i janë referuar Prokurorisë së Durrësit, ndërsa vijon puna për kapjen e të shpallurve në kërkim.

Po ndodh...