Arrestimi/ Autori pas sulmit: Doja të qëlloja zyrtarët e administratës Trump
Autori, Cole Tomas Allen që hapi zjarr jashtë darkës së Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë (WHCD), në të cilën po merrte pjesë edhe Presidenti Donald Trump u tha oficerëve pas arrestimit se donte të qëllonte zyrtarët e administratës Trump.
Darka vjetore e Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë sapo kishte filluar kur një rrëmujë e madhe u dëgjua në hyrje të sallës. Më pas dëgjuan britma: “Poshtë! Poshtë!”.
Të pranishmit menjëherë u shtrinë në dysheme, shumë prej tyre duke mbajtur lart telefonat celularë për të regjistruar video, ndërsa presidenti dhe zonja e parë Melania Trump, të cilët ishin ulur në tryezën qendrore në një vend të ngritur përballë mysafirëve, u larguan nga rojet e sigurisë.
Agjentët e shërbimit sekret hynë në dhomë të armatosur rëndë. Forcat e sigurisë më pas urdhëruan mysafirët, gazetarë, ministra, politikanë dhe personalitete të ndryshme, të largoheshin nga salla e madhe që ndodhej në bodrumin e parë të hotelit.
Në videot që janë bërë publike, Presidenti Trump është ulur në tryezën e nderit me, ndër të tjerë, zëvendëspresidentin J.D. Vance dhe zëdhënësen e tij Caroline Levitt, si dhe gazetarë, ndërsa dëgjohen të shtëna.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128