Kufiri Meksikë-SHBA, kapen 10 mln dollarë Metamfetaminë e fshehur brenda sallatës jeshile!

25 Nëntor 2025, 17:53 / BOTA ALFA PRESS

Kufiri Meksikë-SHBA, kapen 10 mln dollarë Metamfetaminë e fshehur

Agjentët doganorë amerikanë kanë sekuestruar një sasi të madhe droge, me vlerë më shumë se 10 milionë dollarë, e fshehur brenda një dërgese me sallatë jeshile, në kufirin SHBA-Meksikë.

Agjentët doganorë gjetën 500 pako metamfetaminë brenda perimeve jeshile të premten, raportoi “Guardian”. Droga ishte në një kamion që po përpiqej të kalonte Urën Rio Grande në Teksas.

Trafikantët e drogës janë përpjekur të kontrabandojnë sasi të mëdha droge në Shtetet e Bashkuara në të kaluarën në dërgesa frutash dhe perimesh.

Në gusht, rreth një ton metamfetaminë u gjet në një dërgesë me selino në Xhorxhia. Gushtin e kaluar, rreth 2 tonë metamfetaminë kristalore të paketuara që të dukeshin si shalqinj u gjetën në një dërgesë me shalqinj të vërtetë. Në një rast tjetër, ngarkesa e paligjshme ishte fshehur në arka me kunguj.

Zbulimi i ngarkesës vjen në mes të një fushate të qeverisë amerikane kundër trafikantëve të drogës nga Amerika e Jugut.

Më shumë se 80 persona janë vrarë në sulmet e SHBA-së ndaj anijeve të dyshuara për kontrabandë droge nga Amerika e Jugut në Shtetet e Bashkuara, kryesisht nga brigjet e Venezuelës.

 

 

Po ndodh...