Kryebashkiaku i Londrës mbështet thirrjen për ndryshimin e ligjit për kanabisin

Kryebashkiaku i Londrës Sadiq Khan, ka mbështetur thirrjet për dekriminalizimin e pjesshëm të posedimit të kanabisit.
Raporti, i udhëhequr nga Lord Falconer, sugjeron heqjen e kanabisit natyral nga Akti për Keqpërdorimin e Drogave dhe klasifikimin e tij nën aktin për substancat psikoaktive, duke e trajtuar më shumë si çështje shëndetësore sesa penale.
“E kam bërë të qartë prej kohësh se na duhet një mendim i ri se si të zvogëlojmë dëmet e konsiderueshme që lidhen me krimin e lidhur me drogën në komunitetet tona”, tha të mërkurën kryebashkiaku i Londrës.
Ai shtoi se raporti thoshte se dënimi aktual për ata që kapen në posedim të kanabisit natyral nuk mund të justifikohet duke pasur parasysh dëmin e tij relativ dhe përvojën e njerëzve me sistemin e drejtësisë.
Ndërkohë Komisioni i Pavarur i Drogave në Londër, i cili e ka hartuar raportin një vit pasi u krijua nga Khan, theksoi se nuk po promovonte legalizimin e përgjithshëm të kanabisit.
Përkundrazi, rekomandimi i tij kryesor ishte që posedimi i sasive të vogla të kanabisit natyral për përdorim personal nuk duhet të kriminalizohet më.
Prodhimi dhe shpërndarja e drogës duhet të vazhdojë të trajtohet nga policia.
Ata zbuluan se bërja e kanabisit një drogë e Klasit B sipas Aktit të Keqpërdorimit të Drogave është "joproporcionale me dëmet që mund të shkaktojë në krahasim me drogat e tjera të kontrolluara nga akti".
Studiuesit thanë: “Opsionet e dënimit që janë aktualisht në dispozicion, veçanërisht për posedimin personal, nuk mund të justifikohen kur krahasohen me ndikimet afatgjata që mund të ketë mbi një person përvoja e sistemit të drejtësisë, duke përfshirë ndalimin dhe kontrollin, ose vuajtja e një dënimi penal.”
Ata shtuan se policimi i drogës përqendrohet në disa komunitete etnike veçanërisht në komunitetin me ngjyrë duke krijuar pasoja të dëmshme dhe afatgjata për individët, shoqërinë në përgjithësi dhe marrëdhëniet polici komunitet.
Khan tha se raporti jepte rekomandime të cilave autoritetet si në Bashki ashtu edhe në Westminster duhej t'u kushtonin vëmendje.
Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme tha: “Ne do të vazhdojmë të punojmë me partnerë në shëndetësi, polici dhe shërbime më të gjera publike për të ulur përdorimin e drogës, për të siguruar që më shumë njerëz të marrin trajtim dhe mbështetje në kohë dhe për t'i bërë rrugët dhe komunitetet tona më të sigurta.
Ne nuk kemi ndërmend ta riklasifikojmë kanabisin nga një substancë e Klasit B sipas Aktit të Keqpërdorimit të Drogës.”
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




